Era

Arb Elo

Në mua fryn,
marr frymë, ndaj jam,
retë shkojnë e vijnë
Të jem unë erë?

Jo, thotë qielli
tek kthjellet, si syri
që sheh gjithçka.

Jo, thotë reja e mbarsur
dhe pjell lot
si pema hije.

Kush jam pra?-
më pyet era
dhe fryn tutje
fjalë dhe mendime
si gjumin
dita.

Në çdo çast
lindem unë,
vdes aty prapë.

Dhe ku?
Ah, bumbon burimi
dhe bëhet lumë,
gjithçka ish
domosdoshmëri.

Gjithçka, njëherësh asgjë.
Merrmë me vete, ti erë
atje ku feks
siç është vërtet.

Fjalët të hedhura
kudo si fara.

Kjo nuk është vjershë,
Jam unë.

Përktheu: Ajku

Der WindBild

In mir weht es,
atme ich, so bin ich,
Wolken kommen und gehen
Bin ich denn Wind?

Nein, sagt der Himmel,
und wird klarer , wie das Auge,
das alles sieht.

Nein, sagt die schwangere Wolke
und gebiert Tränen
wie der Baum Schatten.

Wer bin ich dann?-
fragt mich der Wind
und weht dann weg
Worten und Gedanken
auf ein Mal wie den Schlaf
der Tag.

In jedem Augenblick
werde ich geboren,
sterbe ich hin.

Und wohin?
Ach, seufzt die Quelle
und wird Fluss,
Alles gewesen
wie ein Muss.

Alles und doch nichts,
Nimm mich mit, du Wind
dort wo es scheint
wie es ist.

Die Worte zerstreut
überall wie Samen…

Dies ist kein Gedicht,
dies bin ich.

Unë jam vdekja e vërtetë

Rudolf G. Binding

Unë jam vdekja e vërtetë,
ajo që drejt fundit tjetër
në heshtje më përcjell,
që prej meje dritën e ligë,
që zbardh Tokën,
që tremb zogjtë,
që frik shpirtrat,
rrëqethshëm gatit.

Orët më syrgjynosin
unë shqetësoj dritën
dhe fëmijët kthejnë fytyrat
si prej zbulimeve të mjerueshme.

Çka jetoj ende
është e pakuptimtë;
e nëse dridhem edhe më
s’është veçse një valle të vdekurish.

Kush jam unë, pasi
theva një shenjt?
Ç’jam unë, pasi
helmova një lumturi?

Mbytur në heshtje
yjet atje lart.
Në të njëjtën mbyten
afërsia dhe largësia,
lart e poshtë.

Kam jetuar –

Vëlla fjalëpaktë
ty dua të të lëvdoj,
ty që po më varros.

E kam një plan

Herta Müller 

 
Do ta mashtroj peshoren e tij kur Engjëlli i Urisë të më përkundë mbi të.
E lehtë si buka ime e kursyer do të jem, e fortë si ajo për t’u kafshuar.
“Do ta shohësh, – i them vetes, – ky është një plan i shkurtër me jetëgjatësi.
Oleg Dou

Oleg Dou

Tenebrae

Oleg Dou

Oleg Dou

Paul Celan

 

Pranë të jemi, Zot,

 

pranë dhe të prekshëm.

 

 

Prekur tashmë, Zot

 

me njëri-tjetrin pleksur, si të ish

 

kurmi i kujtdo prej nesh

 

kurmi yt, Zot.

 

 

Falu, Zot,

 

faluna neve,

 

ne jemi pranë.

 

 

Pjerrtas shkuam,

 

shkuam, për t’u përkulur

 

mbi hone dhe kratere.

 

 

Në koritë shkuam, Zot.

 

 

Ishte gjak, ishte,

 

çka ti derdhe, Zot.

 

 

Shkëlqente.

 

 

Na shfaqi imazhin tënd në sy, Zot.

 

Sytë dhe goja janë hapur dhe bosh, Zot.

 

 

Kemi pirë, Zot.

 

Gjakun dhe imazhin, që ish në gjak, Zot.

 

 

Falu, Zot.

 

Jemi pranë.

 

 

Dëgjo!

Sonte

Nelly Sachs

 

Sonte

shkova në një rrugicë të errët

në qoshe

Aty shtrihej hija ime

në krahun tim

Kjo rrobë e lodhur

donte të mbahej peshë

kur ngjyra asgjë më foli:

Je përtej!

Motel Parajsa

Charles Simic

 

Miliona ishin të vdekur, secili i pafaj.

Unë qëndrova në dhomën time. Presidenti

foli për luftën sikur për melhemin e dashurisë.

Sytë m’u shqyen nga habia.

Në një pasqyrë fytyra ime m’u shfaq

Si një pullë poste e anulluar dy herë.

 

Jetova mire, por jeta ish e tmerrshme.

Kishte aq shumë ushtarë atë ditë,

Kaq shumë refugjatë grumbulluar rrugëve.

Natyrisht, u zhdukën të gjithë

Me një prekje të dorës.

Historia i lëpiu qoshet e gojës së saj gjak.

 

Në kanalin me pagesë, një burrë dhe një grua

Po tregtonin puthje të uritura duke i çjerrur

Rrobat njëri-tjetrit, ndërsa unë shihja

pa zë dhe në dhomën terr,

Përpos ekranit, ku ngjyra

Kishte shumë të kuqe në të, shumë rozë.

Sofia Allegrini